Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Plagosen dy persona në Rahovec, njëri në gjendje të rëndë

    20/09/2023 09:07
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Dy persona janë plagosur dje në Rahovec, njofton policia e Kosovës.

    Sipas policisë, të njëjtit pas tretmanit mjekësor janë dërguar për në Spitalin Rajonal në Gjakovë, ku njëri është prej tyre është përcjell  për në QKUK-së.

    Në stacionin policor janë paraqitur dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët kanë qenë të përfshirë në rast. Njëri i dyshuari ka deklaruar se pas një fjalosje me viktimat e kishte përdorur armën.

    Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

    “Rahovec,19.09.2023-16:45. Nga QKMF Rahovec është dhënë informata se dy persona te gjinisë mashkullore kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve trupore nga arma e zjarrit. Të njëjtit pas tretmanit mjekësor janë dërguar për në Spitalin Rajonal në Gjakovë, ku njëri është prej tyre është përcjell  për në QKUK-së. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe prokurori kujdestar ku kanë hasur në disa gëzhoja të armës së zjarrit, dy telefona të dorës si dhe kanë vërejtur njolla gjaku. Në stacionin policor janë paraqitur dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët kanë qenë të përfshirë në rast. Njëri i dyshuari ka deklaruar se pas një fjalosje me viktimat e kishte përdorur armën. Është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit dhe gjatë kontrollimit janë gjetur dhe janë konfiskuar: dy pistoleta, njëra dyshohet se është përdorur në rast, dy pushkë gjuetie, një pushkë ajrore dhe një pushkë M-48, 31-copë fishekë te kal.7.62 mm,19 copë fishekë te kal.9 mm dhe 132 copë fishekë te kal.12 mm. Për të gjitha armët e lartcekura, i dyshuari posedonte leje. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

    Doktori kujdestar, Avdush Bajgora, ka bërë të ditur se edhe pas intervenimit të personelit mjekësor, gjendja shëndetësore e pacientit në fjalë mbetet jashtëzakonisht e rënduar.

    “Pacienti në fjalë ka pësuar lëndime jashtëzakonisht të rënda. Plumbi i cili ka atakuar shpretkën, pastaj njërën veshkë dhe zorrën e trashë. Pacienti në fjalë ndodhet në sallën e operimit, ku intervenimi ka qenë shumë i shpejtë në QKUK”, ka shtuar Bajgora.

    Artikuj të ngjashëm

    Rahovec: Nga 17 deri më 19 prill mbyllen përkohësisht dy rrugë për shkak të punimeve

    Komuna e Rahovecit kujton të rënët nga masakra e Krushës së Madhe në 26-vjetorin e rënies

    Reduktime të ashpra të rrymës në Rahovec, fajëson edhe Qeverinë

    Të Fundit

    Lladrovci i përgjigjet Lushtakut: Nuk jam normal për të, s’mundet ai me ardh në Drenas me ia fut derës me këmbë

    Vdes edhe i riu i dytë nga vetaksidenti në Treboviq të Pejës

    Lladrovci i bindur: Kandidat për kryetar të Drenasit ka veç një, e ai jam unë

    Çështja e të pagjeturve pa epilog, s’ka takim në Bruksel as pas 7 muajsh

    Britania e Madhe rihap ambasadën e saj në Teheran

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.