Ministria e Mbrojtjes në Kosovë ka hapur konkurs për rekrutimin e 840 rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, shkruan Gazeta Demos.
Ky konkurs është bërë i ditur në një konferencë të ministrit Armend Mehaj, dhe përmes platformave online.
E gjatë ditës së martë, pjestarët e FSK-së kanë dal në sheshet e Prishtinës për t’u shpërndarë fletushka se si aplikohet në këtë konkurs.
Ky konkus i rekrutimit do të jetë i hapur për rekrutët prej 21.10.2021 deri më 12.11.202021, në ora 23:59.
Ministria e Mbrojtjes përmes këtij konkursi ka inkurajuar meshkujt dhe femrat pa dallim etnie që të aplikojnë për rekrutë të FSK-së.