Qysh mbrëmë pas aksionit të Policisë së Kosovës, për mbylljen e institucioneve pralele ilegale në veri, në Urën e Ibrit me mjete të blinduara janë vendosur Karabinerët italian të KFOR-it, raporton Gazeta Demos.
Mirëpo sot në Urën e Ibrit, përveç që janë shtuar edhe disa mjete të blinduara, mespërmes urës janë barrikaduar edhe me trupa pjesëtarët e Karabinierëve italian që shërbejnë në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë./Gazeta Demos/