Për nder të festës së 8 marsit, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë vizituar familjet e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Mesazhi i shumë nënave gjatë vizitës sipas njoftimit të FSK-së ishte ,,mu duk se djali mu qu nga varri dhe ma uroj 8 Marsin”, “edhe nëse sot vdes, nuk më mbetet merak vetëm a më erdh Ushtria e Kosovës në shtëpi”.
Njoftimi i plotë:
,,Mu duk se djali mu qu nga varri dhe ma uroj 8 Marsin”
Ushtarakët e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes( KDS) në shenjë respekti dhe mirënjohje për sakrificën njerëzore që Nënat tona kanë përjetuar, organizuan aktivitete dhe vizita tek familjet e dëshmorëve në Komunat: Ferizaj, Shtime, Lipjan, Hani Elezit, duke vizituar gjithsejt 98 nëna dhe gra të dëshmorve të UÇK-së.
Mesazhi i shumë nënave gjatë vizitës ishte ,,mu duk se djali mu qu nga varri dhe ma uroj 8 Marsin”, “edhe nëse sot vdes, nuk më mbetet merak vetëm a më erdh Ushtria e Kosovës në shtëpi”.
Nderi dhe respekti u takon nenave tona e në veqanti nenave të deshmorve, ndërsa lavdia u takon vetëm dëshmorëve të kombit!
Urime 8 Marsi Nëne!