Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Pjesë e Akademisë së Shkencës por pa asnjë punim, kush është profesoresha që ia mësyu garës për rektor në UP?

    30/05/2024 20:47
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sefer Avdiaj, Isak Shabani, But Dedaj, Faton Berisha dhe Gjyljeta Mushkolaj janë 5 kandidatët që ia kanë mësyer garës për rektor të Universitetit të Prishtinës këtë herë. Por, konform kritereve që janë kërkuar në këtë konkurs nuk janë të gjithë kandidatët.

    Në konkurs thuhet se: kandidati që aplikon për këtë pozitë duhet të ketë përvojë të dëshmuar në mësimdhënie akademike, kërkim shkencor dhe të këtë gradën e profesorit të rregullt, të profesorit të asocuar ose të profesorit asistent.

    Ndërkaq, Gjyljeta Mushkolaj e cila është profesoreshë në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, nuk përshtatet me një kriter, atë të kërkimeve shkencore.

    Meqenëse Universiteti i Prishtinës ka dy platforma në të cilat njihet puna akademike e stafit akademik, siq është Scoopus dhe Web of Science, e njëjta nuk ka asnjë kërkim shkencor të regjistruar në platformë.

    Të paktën kështu vërtetohet nga kërkimet e Gazetës Arbëria.

    Në anën tjetër, Faton Berisha i cili është prorektor për personel akademik, integritet dhe botime poashtu profesor i rregullt në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore në UP ,përkundër faktit që ka dy mandate si prorektor për shkenc i njëjti numëron vetëm 7 punime dhe 4 citime në Scoopus.

    Ani pse ai kishte dorë në avancimet e stafit akdemik në Universitetin e Prishtinës.

    Në listë poashtu është edhe profesori But Dedaj i cili ligjëron në Fakultetin Ekonomik të UP-së.

    Dedaj ka 9 punime dhe 120 citime në platformen Scoopus.

    Dy kandidatët me më së shumti citime

    Kandidati me më së shumti punime është Sefer Avdiaj është aktualisht prorektor për kërkime, projekte, inovacion dhe informacion.

    Avdiaj është edhe profesor i rregullt në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore në UP, në departamentin e Fizikës. Ai numëron gjithsej 16 punime shkencore dhe plot 133 citime në platformën Scoopus.

    Kurse kandidati i dytë me më së shumti citime dhe punime është Isak Shabani, I njëjti është dekan në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në UP. Gjithashtu, së fundmi është zgjedhur për një mandat tjetër të dekanit në këtë Fakultet.

    Shabani ka 15 punime të renditura në Scoopus dhe plot 89 citime.

    Tabela për kandidatët me të dhëna nga Scoopus:

    No description available.

    Konkursi për rektor është mbyllur para 9 ditëve./ ArbëriaTV

    Artikuj të ngjashëm

    UP-ja ngrit flamurin LGBTQI+, në mjediset e rektoratit të universitetit

    Themelohet Instituti i Antropologjisë në Universitetin e Prishtinës

    Prishet koalicioni udhëheqës në Parlamentin Studentor

    Të Fundit

    Rihapet rruga në pikën Kufitare Merdarë

    Vajza e Donald Trump rikthehet në jugun e Shqipërisë

    U fut në turmë dhe i bëri protestuesit të besojnë se është me ta, polici serb në Beograd luajti rolin për t’i futur në kurth

    Varri i Leze Qenës në gjendje të mjerueshme – pa emër dhe i lënë në harresë

    Kurti thotë se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.