Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjet që po zhvillohen aktualisht në Ligën e Evropës, ku kemi disa rezultate tejet interesante.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Philips”, skuadra e Arsenalit nuk ka arritur ta gjejë ende golin, ku po barazon 0:0 me PSV.
Situatë e njëjtë është edhe në ndeshjen mes Ludogorets dhe Real Betisit, ku ende nuk janë gjetur golat, kurse skuadra e Lazios po barazon 1:1 me Midtjylland.
Në epërsi gjendet skuadra e Rennes, e cila po avancon si mysafire 3:1 kundër Fenerbahçes.
Rezultatet e pjesëve të para të ndeshjeve në Ligën e Evropës i gjeni më poshtë.
AEK Larnaca 1:1 Dynamo Kyiv
Fenerbahce 1:3 Rennes
Lazio 1:1 Midtjylland
Ludogorets 0:0 Real Betis
Malmo FF 0:2 Royale Union SG
PSV 0:0 Arsenal
Union Berlin 0:0 Braga
Zurich 0:1 Bodo/Glimt