Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Pilulën antishtatzëni vajzat dhe gratë po e përdorin më të madhe: Veçohen 18-22 vjeçaret

    02/03/2024 22:37
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Kontraceptivi emergjent nuk po përdoret vetëm për situata që edhe është i destinuar, mirëpo po abuzohet me të.

    Sipas profesionistëve shëndetësorë vajzat dhe gratë po e përdorin me të madhe pilulën që parandalon shtatzëninë e padëshiruar brenda 72 orëve në një akt të pambrojtur.

    “Sidomos në vitet e fundit është një kërkesë në vazhdimësi duke u rritur sepse është kah përdoret në mënyrë pak ma të madhe, dhe shumë ma shpesh sesa është e nevojshme dhe shumë ma e shpeshtë sesa është e rekomandueshme”, tregon kështu, gjinekologu, Driton Prenaj.

    Për më tepër gjinekologu Prenaj thekson se krahas grave që janë në lidhje martesore, vajzat e reja të moshës 18-22 janë duke e përdorur me të madhe kontraceptivin 72 orësh dhe jashtë çdo rregulli.

    “Kam pasur paciente që i ka marr 7 tableta në muaj, sepse shtatë herë ka dalë me të dashurin e saj edhe shtatë herë e ka përdorë, e cila është jashtë çdo rregulli”, bën me dije ai.

    E rekomandimet thonë krejt diçka tjetër, dhe tamam në raste emergjente.

    “Pilula emergjente mund të pihet një në gjashtë muaj apo dy në vit”, thotë Liridona Beqa-Bokshi, farmaciste.

    Padyshim efektet anësore janë të mëdha kur aplikohet në mënyrë të pakontrolluar pilula emergjente, njëra si e më e rënda që e tregon farmacistja, Liridona Beqa-Bokshi është se ajo mund të ndikojë deri në fertilitet, në mosshtatzëni e probleme me qelizën vezë dhe të tjera./KlanKosova

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.