Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Pikat kyçe nga dokumenti i kritikuar i AShAK

    22/12/2022 21:24
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka publikuar rreth një muaji një artikull “Synimet destabilizuese Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”.

    Por tek tash kanë ardhur reagimet e para nga skena politike si dhe shoqëria civile.

    Ka qenë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi që ka nënvizuar se ky dokument është një pamflet antishqiptar.

    Derisa për këtë dokument është thënë se është i porositur nga pushteti i tanishëm

    SHQIPËRIA DHE PROJEKTI “BALLKANI I HAPUR”

    Më anë tjetër, në Shqipëri tashmë është ngulitur ideja se Kosova paraqet pengesë të bezdisshme për idilin e marrëdhënieve miqësore me Serbinë dhe me shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor dhe se përfitimet ekonomike të Shqipërisë nga këto marrëdhënie do të ishin shumëfish më të mëdha, veçmas në fushën e turizmit dhe të transportit. Prandaj që 20 vjet e këndej, çështja e Kosovës për Shqipërinë politike dhe ekonomike kundrohet si sakrificë, të cilën ajo e bën në dobi të një ideje tashmë të vjetruar nacionaliste.

    Nuk është vetëm ideja e bashkimit kombëtar ajo që e trondit klasën politike të Shqipërisë (bashkimi kombëtar për pikëpamjen e shumicës në Tiranë do të prishte balancën e brendshme veri-jug), siç supozohet ndonjëherë, por më shumë idetë e vendosjes së një pushteti të llogaridhënies, ashtu siç pretendon të jetë pushteti i “Vetëvendosjes” në Kosovë. Kjo nuk ka të bëjë me ndonjë përmbysje eventuale të pushtetit aktual në Tiranë, sepse shtrirja politike e “Vetëvendosjes” në Shqipëri është e papërfillshme, por me frikën e gjithë spektrit politik të Shqipërisë për një trend të mundshëm, i cili në një të ardhme të afër do të rrezikonte pasurinë kriminale dhe pozitën shoqërore të oligarkëve të Shqipërisë.

    GJYKATA NDËRKOMBËTARE E DREJTËSISË (GJND) DHE BLLOKIMI I NJOHJEVE

    Ndërkohë, “Marrëveshja e Uashingtonit” e shtatorit të vitit 2020, në të cilën u përfshi edhe njëlloj moratoriumi njëvjeçar i Kosovës për njohje dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare, dhe i Serbisë për ç’njohje, gjithashtu i shkaktoi dëm të madh Kosovës, sepse një çështje legjitime të Kosovës, në të cilën nuk ka të drejtë të përzihet askush, e shndërroi në çështje që duhet të marrë edhe miratimin e Serbisë. Përfshirja e kësaj pike në marrëveshjen e Uashingtonit duket se u bë nga një lobim i fuqishëm i diasporës serbe në SHBA, e cila filloi të ushtronte ndikim gjithnjë e më të madh mbi administratën e presidentit Trump, përfshirë Departamentin e Shtetit dhe Shtëpinë e Bardhë.

    IDEJA PËR NDARJEN E KOSOVËS

    Por, pas themelimit të Gjykatës Speciale më 1 shtator 2016 dhe pas përfshirjes në mandatin e saj të krimeve të supozuara gjatë periudhës së Qeverisë së Përkohshme, në dialogun me Serbinë dhe në raportet e Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare, u krijua një rrethanë krejtësisht ndryshe: Hashim Thaçi, herë si kryeministër dhe herë si president, futi në agjendë opsionin e ndarjes së Kosovës, si mjet kryesor për të shpëtuar veten nga Gjykata Speciale, qoftë duke bërë marrëveshje të fshehta me Serbinë, qoftë duke pretenduar një amnisti si “mirënjohje botërore”, për arritjet e tij në promovimin e paqes midis dy popujve.

    GJYKATA SPECIALE NË HAGË

    Po ashtu tashmë është krijuar bindja se Gjykata Speciale, e krijuar nën trysninë e faktorit ndërkombëtar, as do të formohej dhe as do të niste nga puna, jo vetëm sikur të ishte ngritur një sistem i qëndrueshëm gjyqësor në Kosovë, por edhe sikur nomenklatura politike e Kosovës, trashëgimtare e drejtpërdrejtë e UÇK-së, të mos e uzurponte pushtetin dhe institucionet vendore, të përfshihej në krim të organizuar dhe në korrupsion të përmasave të mëdha dhe të mos jepte asnjë shenjë se mund të largohej nga pushteti në mënyrë demokratike. Më anë tjetër, ish-krerët e UÇK-së u përpoqën disa herë ta zhbënin Gjykatën Speciale, synuan të përdornin fuqinë e tyre të votës në Parlament dhe, mbi të gjitha, të nxitnin opinionin publik kundër Gjykatës, duke u mbështetur te ndjeshmëria e popullit të Kosovës ndaj vlerave të UÇK-së dhe të luftës për liri.

    MANIPULIMET ME FUNDAMENTALIZMINISLAMIK

    Konvertimi i kosovarëve nga të krishterë në myslimanë ka qenë një proces i gjatë i pushtimit, i detyrimit dhe i dhunës sistematike të Perandorisë Otomane, në njërën anë, kurse më anë tjetër ka ardhur si rezultat i luftës së gjatë mes kishës të Lindjes dhe të Perëndimit, të cilat shpesh i lanë besimtarët e tyre pa udhëheqës shpirtëror.

    Artikuj të ngjashëm

    ASHAK kërkon harmonizim më të madh të legjislacionit Kosovë-Shqipëri

    ASHAK organizon Konferencë Shkencore për Gjenocidin e Serbisë në Kosovë, njofton Mustafa

    Letër e hapur ASHAK-ut

    Të Fundit

    Varri i Leze Qenës në gjendje të mjerueshme – pa emër dhe i lënë në harresë

    Kurti thotë se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani

    Policia konfirmon raportin e DEMOS, Ndalohen gjashtë persona gjatë vënies së gurthemeleve për urat mbi Ibër

    Bllokohet rruga për në Pikën Kufitare në Merdarë nga qytetarët serb

    Agim Bahtiri e kap “kacinë”, ministri Elbert Krasniqi e tall “nuk e ke pru Shakirën”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.