Ish-Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për Kosovën, Ambasadori Wolfgang Petritsch, ka thënë se duhet të mendohet një format i ri i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, pasi që sipas tij, dialogu është në një gjendje të vështirë.
Ai ka folur edhe pwr ndikimin e zgjedhjeve tw Shteteve tw Bashkuara tw Amerikws në Kosovë. Sipas tij kushdo që fiton do të ketë një politikë të ndryshme karshi Kosovës, teksa shtoi se ”Washingtoni po humbet durimin. Kjo është përshtypja ime. Nuk ka më aq shumë mbështetje sa më parë”.
Petritsch ndër tjera foli edhe për marrëdhëniet e Kosovës me Bashkësinë Ndërkombëtare e veçanërisht me SHBA-në, për çka tha se Kosova po mbetet mbrapa. Dhe kjo sipas tij, nuk është mirë sepse vendet si Kosova, varen nga vullneti i mirë i qeverive të Perëndimit.