Ish-kryediplomati i Kosovës, Petrit Selimi, thotë se mospranimi i planit të BE-së, i njohur si franko-gjerman, nga ana e Kosovës do të thotë kushtëzim për proceset integruese, madje edhe liberalizimi i vizave mund të kushtëzohet me po këtë plan.
Selimi thotë pranimi i këtij plani do të thotë se Serbia i njeh pasaportat, simbolet e kufijtë e Kosovës.
“E padrejtë apo jo, por anëtarësimi i Kosovës në NATO, Këshill të Europës, madje edhe liberalizimi i vizave kushtëzohen me pranimin e planit të përbashkët të Francës, Gjermanisë, BE-së dhe SHBA-së. Kjo marrëveshje do të thotë se Serbia do të njohë pasaportat, simbolet, kufijtë e Kosovës. Gjithashtu, kjo do të thotë se Kosova krijon një asociacion”, ka shkruar ai në Twitter.
Unfair or not, but Kosovo’s membership to @NATO, Council of Europe & even visa liberalization are conditioned with acceptance of joint 🇫🇷 🇩🇪 🇪🇺 🇺🇸 plan. This deal would mean Serbia recognizes Kosovo’s passports, symbols, borders. Also means Kosovo creates an association.
— Petrit Selimi (@Petrit) February 3, 2023