Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Petrit Halilaj zgjedhet anëtar i ri i Akademisë së Artit Botëror në Gjermani

    08/08/2023 16:30
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Petrit Halilaj është zgjedhur anëtar i ri i Akademisë së Artit Botëror në Gjermani, përcjell Gazeta Demos

    Lajmi u bë i ditur nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani Faruk Ajeti, i cili e ka quajtur të jashtëzakonshme arritjen e Halilit, në Akademinë e Artit Botëror.

    “Kjo është një arritje e jashtëzakonshme dhe rruga e tij artistike është një frymëzim i madh për të  gjithë. I jashtëzakonshëm» është atributi që më së shumti i shkon për shtati Petritit, jo vetëm si njeri, por edhe artin që ai përfaqëson”, shkroi Ajeti në Facebook.

    Postimi i plotë i tij:

    Çfarë lajmi i mrekullueshëm! Artisti ynë Petrit Halilaj është zgjedhur anëtar i ri i Akademisë së Artit Botëror në Köln Akademie der Künste der Ëelt. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme dhe rruga e tij artistike është një frymëzim i madh për të gjithë. «I jashtëzakonshëm» është atributi që më së shumti i shkon për shtati Petritit, jo vetëm si njeri, por edhe artin që ai përfaqëson.

    Falë kreativitetit dhe talentit të shkëlqyeshëm, Petriti me punën e tij nuk është duke prezantuar vetëm kulturën tonë shqiptare, por edhe duke e vendosur emrin e Republikës tonë në qendër të botës së artit, veprat e të cilit janë prezantuar në festivalet dhe galeritë më prestigjioze në botë! Si anëtar i ri i akademisë, Petriti do të jetë pjesë e një institucioni me renome globale, artistësh, shkencëtarësh dhe njohës të kulturës. Suksesi i tij i veçantë është i krahasueshëm me shumë talentë tjerë nga vendi ynë i vogël, por që tashmë ka traditë të nxjerr talentë të mëdhenj – nga Kosterrci i Skenderajit në majat e kulturës botërore. Bravo Petrit! /GazetaDemos/

    Artikuj të ngjashëm

    Ambasada gjermane: Situata politike dhe bllokada në Parlament po i pengojnë propozimet e rëndësishme legjislative

    Ambasada e Gjermanisë mbështet shoqërinë civile që protestoi te Kuvendi, partive u kërkon dialog dhe kompromis

    Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel flet për luftën: Izraeli duhet të mbrohet nëse dikush thotë se do ta eleminojë 

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.