LajmeZgjedhjet 2025

Petrit Hajdari: Rruga që lidh bizneset dhe lagjet përtej sheshit do të hapet, për t’i dhënë frymëmarrje ekonomisë lokale

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga PDK, Petrit Hajdari, ka paralajmëruar hapjen e rrugës që lidh bizneset dhe lagjet përtej sheshit të qytetit.

Ai theksoi se ky projekt do t’i japë frymëmarrje ekonomisë lokale dhe do të lehtësojë qasjen për çdo qytetar.

“Rruga që lidh bizneset dhe lagjet përtej sheshit do të hapet. Do t’i japim frymëmarrje ekonomisë lokale dhe qasje më të lehtë për çdo qytetar. Ky është angazhimi im për qytetin”, ka deklaruar Hajdari.

Sipas tij, zhvillimi i infrastrukturës urbane është bazë për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe nxitjen e bizneseve vendore.

mamirëpërdrenasin #petrithajdarikryetar191

POSTIMI:

Artikuj të ngjashëm

Back to top button