LajmeZgjedhjet 2025
Petrit Hajdari: Jam rritur në shtëpinë politike të PDK-së dhe sot vij me një vizion të ri për Drenasin

Petrit Hajdari, kandidat i PDK-së për kryetar në Drenas, ka falënderuar për besimin të gjithë, shkruan Gazeta Demos.
Ai ka thënë se nuk është vetëm nder por edhe përgjegjësi për të punuar me përkushtim.
Postimi i tij:
Faleminderit për besimin që më është dhënë për të përfaqësuar PDK-në në Drenas. Ky nuk është vetëm nder por është edhe përgjegjësi për të punuar me përkushtim e këmbëngulje. Jam rritur në shtëpinë politike të PDK-së dhe sot vij me një vizion të ri për Drenasin – një vizion shërbimi, jo sundimi. Drenasi ka nevojë për një kryetar që nuk mbyll dyer, por i hap ato për çdo qytetar e çdo familje.