Cluj është kualifikuar mbrëmë në gjysmëfinale të Kupës së Rumanisë.
Ekipi i trajnerit Dan Petrescu triumfoi minimalisht 1:0 nga Arges.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi nga Ermal Krasniqi në minutën e 89-të të ndeshjes.
Pas përfundimit të takimit, trajneri i Cluj, Petrescu foli rreth ndeshjes, duke u shprehur shumë i lumtur për fitoren dhe kualifikimin.
“Ishte ndeshje e vështirë, e patë edhe ju pjesën e parë. Kemi luajtur me shumë lojtarë të rinj. Mendoj se ishin katër prej tyre nën moshën 21-vjeçare. Një ekip i ri, me lojtarë që nuk kanë shumë ndeshje dhe kjo u pa. Ishte ndeshje e balancuar. E rëndësishme ishte që nuk shkuam në vazhdime sepse do të ishte shumë vështirë. Jam shumë i lumtur për këtë fitore. Jam i lumtur që fituam, jemi në gjysmëfinale dhe askush nuk u lëndua”, tha ai.
Tutje, Petrescu thuri lëvdata edhe për yllin e skuadrës, kosovarin Ermal Krasniqi.
Do të doja të kisha një tjetër lojtar me cilësi të Krasniqit, në mënyrë që Ermali të pushonte. Do të ishte një kualitet tjetër në skuadër. Krasniqi hyri sërish në lojë kundër Argesit dhe shënoi. E kam shumë të vështirë ta mbaj atë në bankën rezervë.”, ka thënë Petrescu pas ndeshjes.