Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Petkoviq për shpronësimet në Leposaviq: Synimi i Kurtit është të shkaktojë tensione dhe kriza

    01/02/2023 14:35
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Drejtori i së ashtuquajturës zyrë për Kosovë, Petar Petkoviq, ka folur lidhur me vendimin për shpronësimin e tokës në komunën e Leposaviqit.

    Sipas Kosovo Online, duke thënë se Kurti e ka uzurpuar tokën ilegalisht me vendim të njëanshëm, Petkoviq ka shtuar se ky vendim është marrë me qëllim të shkaktimit të tensioneve e krizave të reja në terren.

    “Sot, Albin Kurti, me makineri të rëndë dhe polici speciale, ka filluar punimet ilegale në tokën serbe në komunën e Leposaviqit, konkretisht në fshatrat Dren dhe Leshak, të cilat i ka uzurpuar ilegalisht më 16 janar me një lloj vendimi të njëanshëm për shpronësim. Në fshatin Zaselje, sot në mëngjes, përfaqësuesit e Kurtit kanë filluar punën për zgjerimin e rrugës që të çon nga rruga kryesore në majën e kodrës, me shpronësim të paligjshëm,”- thuhet në njoftimin e së ashtuquajturës zyrë për Kosovë.

    Ndër të tjera bëhet e ditur se Petkoviç ka theksuar se për këtë “uzurpim të tokës”, ai i ka njoftuar drejtpërdrejt të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë, si dhe ndërmjetësuesin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

    Artikuj të ngjashëm

    Petkoviq-Osmanit: Kjo deklaratë e konfirmon se vendimi i KQZ-së ishte politik

    Pika kufitare në Leposaviq, ushtarët e KFOR-it shfaqen me armë të gjata

    Arrestohet një burrë në Leposaviq, e kanosi përmes telefonit ish të dashurën

    Të Fundit

    Bogujevci thotë se ‘‘procedurat janë shumë të kjarta”: Opozita s’ka votuar, ky është problem i madh

    Lushaku-Sadriu: Gjykata Kushtetuese i ka sqaruar procedurat, presim të respektohet rendi i ditës

    Haradinaj: Kurti e ka nda mendjen për me bo keq e më keq

    Deputetët fillojnë të mblidhen në Kuvendin e Kosovës për ta vazhduar seancën konstituive

    Alarmi për bombë, Berisha: Mund të bëhen të vërteta kur s’ka institucione për një kohë të gjatë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.