Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Petkoviq: Opozitarët serbë erdhën në Veri në marrëveshje me Prishtinën, prandaj u sulmuan

    21/06/2023 09:57
    Beograd, 5. jula 2022.- Direktor Kancelarija za KiM Petar Petkovic govori na konferenciji za medije. FOTO TANJUG/ SAVA RADOVANOVIC/ nr
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shefi i negociatorëve serbë në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq ka thënë se deputetët e opozitës serbe Mirosllav Alleksiq dhe Aleksandar Jovanoviq Quta erdhën në Zveçan për të “provokuar njerëzit” dhe për të “bërë fotografi” dhe se ata kanë ardhur “në marrëveshje dhe sinkronizim me Prishtinën për të krijuar probleme për Beogradin dhe serbët e Kosovës”, raporton shtëpia mediatike N1.

    I pyetur në konferencën për media për ardhjen e përfaqësuesve të opozitës në Zveçan për t’i dhënë përkrahje popullit, të cilët janë sulmuar me shok-bombë, Petkoviq ka thënë se sipas videove në të gjitha rrjetet sociale shihet se si “gratë dhe burrat që janë atje për ditë e javë duke mbrojtur komunën e tyre dhe të drejtën e tyre për të mbijetuar dhe qëndruar, kanë thënë qartë se ata nuk kanë çfarë të kërkojnë atje”, duke thënë se kanë ardhur këtu “vetëm për të bërë foto” dhe “për të bërë përçarje në popull”.

    “Ata kanë ardhur atje, padyshim në marrëveshje dhe sinkronizim me Prishtinën, që t’i krijonin probleme Beogradit dhe serbëve në Kosovë. Populli i përzuri nga Zveçani dhe ata u thanë qartë se nuk kanë çka të kërkojnë, sepse ata dhe shefat e tyre Jeremiq, Tadiq, Gjillas dhe të gjithë të tjerët – përgjegjës për krijimin e kufirit “mes serbëve” në Jarinjë dhe Bërnjak në vitin 2011, që e sollën EULEX-in që nuk bën asgjë për të mbrojtur ndonjë serb në Kosovë”, kështu flet zyrtari i regjimit serb.

    Dhe e “çuditshmja” për të është se “e kanë kaluar kufirin me sukses dhe pa asnjë problem”.

    “Natyrisht që kanë marrëveshje me (Ministrin e Punëve të Brendshme) Sveçlën dhe (Kryeministrin) Kurtin, sepse shihet se hyjnë dhe kalojnë pa problem si miq të Prishtinës”, ka pretenduar Petkoviq.

    Artikuj të ngjashëm

    Petkoviq-Osmanit: Kjo deklaratë e konfirmon se vendimi i KQZ-së ishte politik

    Petkoviq e ofendon kryeministrin Kurti, e quan bandit dhe zjarrvënës në Ballkan

    Përfundon takimi i Lajçakut me Petkoviqin

    Të Fundit

    E ekspozoi rrjetin e dyshuar kriminal në Kosovë, çka është aplikacionit “Sky Ecc”?

    Xhamat e zi nëpër vetura, Policia në Gjilan shqiptoi 248 vetëm në muajin maj

    Raportimi për mjet shpërthyes në Gjakovë, policia: Nuk ishte bombë, por imitim

    Gruaja e Dardan Molliqajt, Besa Shahini do të jetë kandidate për kryetare të Prishtinës

    Konfirmohet për Demos – Presidentja fton nesër në takim partitë për dekretimin e datës së zgjedhjeve lokale

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.