Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është i fundit që sot ka të drejtë të flasë për Oliver Ivanoviqin.
“Personi i fundit që sot ka të drejtë flasë për Oliver Ivanoviqin është Albin Kurti, i cili pas vdekjes së tij paturpësisht e quajti kriminel dhe kriminel lufte. Kurti tani po përpiqet ta përdorë Oliver Ivanoviqin për të sulmuar shtetin e Serbisë dhe serbët në Kosovë, pa turp dhe në mënyrë ç’njerëzore”,tha ai
Këtë reagim Petkoviq e bëri pasi Kurti ka përkujtuar sot Ivanoviqin, duke thënë se personat që fshihen prapa vrasjes së Ivanoviqit duhet të dalin para drejtësisë.