Petkoviq dhe zyrtarët e Listës Serbe u argëtuan mbrëmë në koncertin e bendit çetnik në Leposaviq

Mbrëmë në komunën më veriore të Kosovës, në Leposaviq ka mbajtur koncert bendi çetnik, “Ribilja Corba”. Aty kanë marrë pjesë dhe janë argëtuar me këngët e tyre zyrtarët e Listës Serbe dhe Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Ky i fundit ka shpërndarë një fotografi në Facebook nga koncerti i mbrëmshëm i “Ribilja Corba” së bashku me zyrtarët e Listes Serbe.

“Së bashku gjithmonë dhe në gjithçka. Lista Serbe na bashkoi dhe tani “Ribilja Corba”. Me vëllzeërit nga Kosova në një koncert të paharrueshëm në Leposaviq”, ka shkruar Petkoviq.

Vokalisti i grupit, Bora Gjorgjeviq ka fotografi me kreun e radikalëve serbë, Vojslav Sheshel.

Ky grup dhe këngët e tyre janë dëgjuar nga serbët që kanë bërë masakra në Kosovë dhe që i kanë kundërshtuar bombardimet e NATO-së.

Reklama