Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Petkoviq bisedon me ambasadorin rus për arrestimin e Popoviqit

    28/07/2025 21:36
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka biseduar me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Harchenko, lidhur me arrestimin nga autoritetet në Kosovë të Igor Popoviqit.

    Petkoviq, gjatë bisedës me ambasadorin rus, siç ka njoftuar kabineti i tij, “ka theksuar shqetësimin e fuqishëm të Beogradit” për shkak të arrestimit të Popoviqit, i cili është ndihmës i tij në Zyrën për Kosovën të Qeverisë së Serbisë.

    Më 18 korrik, Popoviq qëndroi në Hoqë të Madhe ku mori pjesë në përvjetorin e vrasjes së serbëve në territorin e komunës së Rahovecit, ku gjatë fjalimit të tij e quajti Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) “organizatë terroriste”.

    Për këtë shkak, më pas ai u arrestua nga Policia e Kosovës në pikën kufitare të Bërnjakut dhe më pas autoritetet i shqiptuan një muaj paraburgim.

    Sipas Petkoviqit, bëhet fjalë për “arrestim dhe vendim arbitrar që nuk bazohet në sundim të ligjit, por në hakmarrje politike dhe përkatësi etnike”.

    “Prishtina vazhdon me veprime përshkallëzuese, me ngritjen e tensioneve dhe shkaktimin e krizave në terren dhe me veprimet e saj, përfshirë edhe arrestimin e ndihmësit tim Igor Popoviq, po e zhvlerëson dhe po e mbyt drejtpërdrejt dialogun”, tha Petkoviq.

    Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog për normalizim të raporteve që nga viti 2011. Procesi ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

    Serbia, megjithatë, llogarit në mbështetjen e Rusisë në organizatat ndërkombëtare në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës.

    Për arrestimin e Popoviqit në Kosovë, më 24 korrik me ambasadorin rus ka biseduar edhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq.

    Zyrtarët në Serbi e kanë dënuar arrestimin e Popoviqit, duke e cilësuar atë si një “vendim politik”. Ata po kërkojnë lirimin e tij të menjëhershëm, si dhe mbrojtjen e misioneve që veprojnë në territorin e Kosovës.

    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se Kosova nuk do të tolerojë fyerje dhe përdhosje të historisë dhe të luftës së udhëhequr nga UÇK-ja.

    UÇK-ja ishte forcë politiko–ushtarake e cila ka luftuar për çlirimin e Kosovës nga sundimi serb në periudhën 1990-1999.

    Gjatë luftës në Kosovë më 1998/99 janë vrarë më shumë se 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur.

    Rreth 1.600 persona, kryesisht shqiptarë, nuk janë gjetur ende.

    Ndër vite, autoritetet e drejtësisë në Kosovë kanë akuzuar ose dënuar disa persona për krime lufte. Gjatë konferencës, Kurti tha se Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera në Kosovë.

    Artikuj të ngjashëm

    Blerta Deliu publikon mesazhin që thotë se ia dërgoi burri i Albulena Haxhiut para 8 vjetësh

    Aktvistja e famshme Greta Thunberg po qëndron për vizitë në Kosovë

    Një orë pritje për të hyrë në Kosovë përmes pikës kufitare në Muçibabë

    Të Fundit

    Blerta Deliu publikon mesazhin që thotë se ia dërgoi burri i Albulena Haxhiut para 8 vjetësh

    Petkoviq bisedon me ambasadorin rus për arrestimin e Popoviqit

    Aktvistja e famshme Greta Thunberg po qëndron për vizitë në Kosovë

    Një orë pritje për të hyrë në Kosovë përmes pikës kufitare në Muçibabë

    Kajtazi: Shteti qëllimisht po e zvarrit nxjerrjen e të mbyturit në Ujman, ja pse

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.