Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Petkovic pasi iu ndalua hyrja në Kosovë: Nesër më keni përsëri në Konçul

    12/07/2022 14:31
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka folur pasi i është ndaluar sot hyrja në territorin e Republikës së Kosovës. Petkovic ka thënë se nuk është lejuar të futet në Kosovë përmes pikës kufitare të Konçulit dhe ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, se po i shkel marrëveshjet.

    “Kurti vazhdon t’i shkelë të gjitha marrëveshjet, veçanërisht marrëveshjen për vizitat zyrtare. Jam në vendkalimin e Konçulit, ku për të shtatën herë me radhë më është ndaluar hyrja në territorin e Kosovës. E njoftova vizitën time me kohë, megjithatë Prishtina ma ndalon të hyj në territorin e Kosovës”, ka deklaruar Petkovic, derisa ka treguar se po planifikonte të merrte pjesë në përurimin e një sheshi në një fshat të Gjilanit, e më pas të vazhdonte për vizitë në Zveçan dhe Leopsaviq, shkruan Radio Kontakt Plus.

    Ai tutje ka thënë se për këtë gjë e ka njoftuar edhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajcak, si dhe përfaqësuesit politik të BE-së dhe SHBA-së.

    “Ata më thanë se kjo është një shkelje e marrëveshjes, por se ka të bëjë edhe me një lloj të problemit teknik, i cili është arsyeja pse s’mund të hyj në territorin e Kosovës sot”, ka thënë Petkovic tutje.

    Ai ka thënë se nesër do ta provojë përsëri të futet brenda territorit të Republikës së Kosovës përmes pikës kufitare në Konçul për ta parë nëse vërtet është problem tenknik apo siç thotë Petkovic “nëse është çështje e arbitraritetit të Albin Kurtit i cili shkel marrëveshjet në çdo mënyrë”.

    Artikuj të ngjashëm

    Petkoviq flet për takimin e 19 marsit me Bislimin: Diskutohet për Asociacionin e dinarin

    Petkoviq: Kurti të mendohet dy herë nëse tenton t’ua tregojë muskujt serbëve dhe Beogradit

    Petkoviq replikon me Kusarin: Kosova dhe Serbia nuk janë të barabarta në dialog, ne jemi në OKB ndërsa ju jo

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.