Një ngjarje interesante ka ndodhur të hënën, kur një peshkatar në Mal të Zi ka arritur të nxjerrë nga Deti Adriatik një peshkaqen të bardhë të madh. Peshkatarët kanë raportuar se e kanë kapur këtë peshkaqen në thellësi prej 115 metrash, rreth 12 kilometra larg bregut.
Ky zbulim është i rëndësishëm pasi peshkaqenët e bardhë të mëdhenj janë një specie që i përkasin Mesdheut, por gjithashtu janë shumë të rrallë në ujërat e kësaj zone. Instituti i Biologjisë Detare në Mal të Zi ka konfirmuar këtë zbulim dhe e ka quajtur atë si pamjen e tretë të dokumentuar të një peshkaqeni të bardhë të madh në këto ujëra brenda tre dekadave të fundit.
Megjithatë, shkencëtarët kanë siguruar publikun, duke theksuar se kjo specie nuk paraqet rrezik të jashtëzakonshëm për njerëzit.
Në vitin 2023, një peshkaqen i ri ishte vënë re në bregdetin kroat të Adriatikut, që dëshmon se kjo specie është aktive në këto ujëra.