Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugë Prishtinë-Ferizaj.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Sipas saj, në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje.
“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Ferizaj,ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.Me rast po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.