Pesë të lënduar në një aksident në Sibovc të Podujevës

Pesë persona kanë marrë lëndime si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në fshatin sibovc të Podujevës.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:00 në fshatin Sibovc të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit pesë persona  kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë  dërguar  për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Ahmeti.

Tutje, ajo ka njoftuar se “Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”.

Reklama