Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    Pesë të akuzuarit për sulmet terroriste të 11 shtatorit do të dalin sërish para gjyqit

    08/09/2021 10:00
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Procesi gjyqësor ndaj pesë personave të akuzuar se planifikuan dhe ndihmuan sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 ka rifilluar të martën, pas një pauze prej gati një viti e gjysëm për shkak të pandemisë së koronavirusit.

    Khalid Shaikh Mohammad, një eksponent i lartë i al-Kaidas dhe i dyshuar si planifikuesi i sulmeve, po gjykohet së bashku me të akuzuarit e tjerë nga një komision ushtarak në bazën amerikane në Guantanamo të Kubës.

    Ata akuzohen për konspiracion, sulme ndaj civilëve, vrasje, rrëmbim avionësh dhe terrorizëm. Nëse shpallen fajtorë, atyre mund t’u jepet dënimi me vdekje.

    Procesi gjyqësor për të akuzuarit është ngadalësuar nga kërkesat ligjore të paraqitura nga prokurorët dhe avokatët mbrojtës në lidhje me evidencën që duhet përdorur. Debati është zhvilluar për përdorimin e materialeve të klasifikuara dhe informacionit të përfituar gjatë marrjeve në pyetje, për të cilat avokatët mbrojtës kanë pretenduar se janë siguruar nëpërmjet torturës.

    Në sulmet terroriste morën pjesë nëntëmbëdhjetë persona të lidhur me al-Kaidën, të cilët rrëmbyen katër avionë. Dy prej tyre i përplasën mbi kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork dhe një tjetër mbi godinën e Pentagonit, pranë Uashingtonit. Avioni i katërt u rrëzua në një fushë në Pensilvani. Sulmet morën jetët e gati 3 mijë personave.

    Shtetet e Bashkuara u përgjigjën duke ndërhyrë në Afganistan për të goditur al-Kaidan dhe për të larguar nga pushteti talebanët, të cilët kishin strehuar grupin terrorist. Operacionet ushtarake amerikane zgjatën gati 20 vjet dhe përfunduan para një jave, ndërkohë që talebanët rimorën kontrollin e Afganistanit./ VOA

    Artikuj të ngjashëm

    Sot është 23-vjetori i sulmeve të 11 shtatorit, një ngjarje që ndryshoi botën

    Haxhiu: Sylë Hoxha ka ardhur në LDK dhe ka tentu me shpallë VV-në organizatë terroriste

    “U arrestova si pjesëtar i UÇK-së, atëherë na quanin terroristë”

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.