Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

    27/10/2023 12:02
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar pesë raste të dhunës në familje në tërë Kosovën, shkruan GazetaDemos.

    Njëri rast i dhunë në familje ka ndodhur në Fushë-Kosovë, ku është arrestuar një përson pasi kishte sulmuar një grua.

    “Fushë Kosovë / 01-31.08.2023. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

    Ndërkaq rasti tjetër i dhunës në familje ka ndodhur në Podujevë dhe një person ka përfunduar nën pranga pasi kishte sulmuar fizikisht gra.

    “Podujevë / 26.10.2023 – 11:20. Është arrestuar i dyshuari kosovar, për shkak se kishte sulmuar fizikisht viktimat femra kosovare. Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, shkruan në raportin e Policisë së Kosovës.

    Rasti tjetër i dhunës në familje sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur në Lipjan ku është prangosur i dydhuari pasi ushtroi dhunë psikike ndaj një gruas.

    “Lipjan / 26.10.2023 – 17:55. Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia.

    Një rast tjetër i dhunës në familje është në Gjakovë pasi një grua është deklaruar se është kanosur nga i dyshuari dhe i njëjti ndodhet në arrati.

    “Gjakovë / 23.10.2023 – 18:00. Më 26.10.2023 ankuesja kosovare, ka deklaruar se është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari ndodhet në arrati. Rasti në procedurë hetimore”, konstaton raporti i policisë.

    Rasti tjeter i dhunës në familje ka ndodhur në Skenderaj, arrestohet një person ka sulmuar fizikisht një femër, viktima ka pranuar tretman mjekësor, përderisa i arrestuari lirohet në procedurë të rregullt.

    “Skenderaj / 21.10.2023 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, shkruan në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./GazetaDemos/

    Artikuj të ngjashëm

    Ben Meir: Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë nuk janë zvogëlua

    Ky është numri i tiketave të shqiptuara nga Policia brenda 24 orëve

    Musliu: Vuçiq planifikoi të shkaktonte incident ndërkombëtar në ndeshjen Kosovë-Izrael, por dështoi

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.