Pesë persona janë qëlluar me armë zjarri në shkollën Campus Risbergska në Örebro.
Një operacion i gjerë policor është duke u zhvilluar në zonën e Västhaga, dhe njerëzve vazhdimisht po u kërkohet të qëndrojnë brenda.
Të dhënat për aktet e dhunës në Örebro janë shumë serioze. Policia ndodhet në vendngjarje dhe operacioni është në zhvillim të plotë. Qeveria është në kontakt të ngushtë me policinë dhe po ndjek nga afër zhvillimet, thotë ministri i Drejtësisë Gunnar Strömmer, shkruajnë mediat suedeze.