Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Përvjetori i sulmit të 6 janarit, Biden vë në shënjestër ish-presidentin Trump

    06/01/2024 08:56
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidenti Joe Biden akuzoi të premten rivalin e tij të mundshëm për zgjedhjet e vitit 2024, republikanin Donald Trump, për nxitjen e sulmit të 6 janarit, duke e vendosur ngjarjen vdekjeprurëse të vitit 2021 në qendër të fushatës së tij për një mandat të dytë.

    “Ai i tha turmës të luftonte me gjithë forcat dhe situata doli jashtë kontrollit. Pastaj si zakonisht ua la të tjerëve të bënin punën e pistë. Ai vetë u kthye në Shtëpinë e Bardhë”, tha presidenti.

    Zoti Biden shënoi tre vjetorin e sulmit të 6 janarit 2021 me fjalimin e tij të parë madhor të fushatës këtë vit, duke vënë në shënjestër zotin Trump ndërsa fushata e tij u kundërpërgjigje shqetësimeve lidhur me gjendjen e ekonomisë së vendit dhe moshën e tij. Presidenti Biden është 81 vjeç. Ish-presidenti Trump është 77 vjeç.

    Zoti Biden tha se zoti Trump po e bazon fushatën tek përpjekja për të kërkuar “hakmarrje” kundër armiqve të tij politikë. Ai u kujtoi amerikanëve se ish-presidenti Trump i ka quajtur kundërshtarët e tij “të neveritshëm”, “e njëjta gjuhë e përdorur në Gjermaninë naziste”.

    “Si guxon? Në emër të zotit, cili mendon se është?” tha zoti Biden.

    Presidenti Biden u zotua se mbrojtja e demokracisë do të jetë premtimi i tij kryesor në fushatë dhe la të kuptohet se një fitore e zotit Trump do të ishte një fitore për diktaturën.

    “Demokracia varet nga këto zgjedhje. Liria varet nga këto zgjedhje,” tha ai.

    Ish-presidenti Trump, i cili kryeson garën mes republikanëve për emërimin si kandidat i kësaj partie, nuk e pranoi humbjen në zgjedhjet e vitit 2020, duke bërë që mijëra mbështetës të tij të sulmonin Kapitolin më 6 janar 2021.

    Përpjekja e dështuar për të ndaluar certifikimin zyrtar të rezultatit rezultoi në vdekjen e pesë personave dhe plagosjen e dhjetra oficerëve të policisë.

    Zoti Biden tha se kur ndodhi sulmi më 6 janarit, “nuk kishte asnjë dyshim për të vërtetën” dhe se edhe disa anëtarë republikanë të Kongresit dhe analistë të televizionit Fox News e kishin dënuar publikisht dhe privatisht kryengritjen nga mbështetësit e zotit Trump.

    “Por tani me kalimin e kohës – politika, frika, paratë – të gjitha këto po luajnë rol dhe si rezultat ata zëra të MAGA-s që e dinë të vërtetën për Trump-in dhe 6 janarin, i kanë kthyer shpinën të vërtetës dhe demokracisë sonë”, tha zoti Biden.

    Zoti Biden bëri një përshkrim të detajuar të asaj që ndodhi më 6 janar, duke thënë se protestuesit bënë thirrje për varjen e nënpresidentit të atëhershëm Mike Pence dhe se njerëzit humbën jetën sepse gënjeshtrat e ish-presidentit Trump “kishin sjellë turma në Uashington”.

    Republikanët që sfidojnë ish-presidentin Trump në garën për emërimin republikan, i kanë shmangur kritikat ndaj veprimeve të tij atë ditë, pasi sondazhet tregojnë se votuesit republikanë kanë më pak gjasa të fajësojnë zotin Trump për veprimet e tij më 6 janar sesa tre vjet më parë.

    Para fjalimit të tij në Pensilvani, presidenti Biden vizitoi selinë e ish-presidentit Xhorxh Uashington gjatë kohës së Luftës Revolucionare, në muajt e ftohtë të fundit të vitit 1777 dhe fillimit të 1778, në Valley Forge.

    Në fjalimin e tij, zoti Biden bëri një kontrast mes përpjekjes së zotit Trump për të mbajtur pushtetin dhe shembullit të vendosur nga Xhorxh Uashingtoni, i cili u largua me vullnetin e tij pas dy mandatesh si presidenti i parë amerikan.

    Duke bërë fushatë në Ajova të premten, ish-presidenti Trump tha se zoti Biden “po keqpërdorte trashëgiminë e Xhorxh Uashingtonit” për të sulmuar atë dhe mbështetësit e tij, duke u kundërpërgjigjur po me një paralajmërim: “Këto zgjedhje janë shansi juaj i fundit për të shpëtuar Amerikën”.

    Zoti Trump e akuzoi ish-presidentin Biden për “dobësi, paaftësi, korrupsion dhe dështime”, duke shtuar se kjo ishte arsyeja që ai po mbante fjaliminë në Pensilvani që ai e quajti “patetik”.

    Përpara fjalimit të presidentit Biden, fushata e zotit Trump bëri publike një reklamë fushate duke akuzuar zotin Biden si “shkatërrimtarin e vërtetë të demokracisë” duke përmendur si argument hetimin e prokurorit të posaçëm, Jack Smith mbi veprimet e zotit Trump më 6 janar.

    Në reklamë thuhej se zoti Biden po përpiqej “të justifikonte përpjekjen për të burgosur rivalin e tij kryesor politik dhe për t’i privuar amerikanët nga e drejta për të zgjedhur presidentin e tyre të ardhshëm përmes korruptimit të drejtësisë”.

    Prokurori i Përgjithshëm i administratës së zotit Biden, Merrick Garland mbrojti mënyrën se si po i trajton Departamenti i Drejtësisë, çështjet ndaj zotit Trump.

    “Departamenti i Drejtësisë po respekton normat që sigurojnë pavarësinë dhe integritetin e hetimeve tona. Ne po mbështesim sundimin e ligjit dhe po mbrojmë popullin amerikan,” tha ai.

    Si president, zoti Biden ka ngritur edhe herë të tjera kambanën e alarmit për kërcënimet ndaj të ardhmes së demokracisë amerikane, përfshirë në përvjetorin e parë të 6 janarit, dhe në një fjalim në shtator 2022, ku ai i quajti zotin Trump dhe përkrahësit e tij republikanë, ekstremistë që rrezikonin ta kthenin vendin prapa.

    Mbetet për t’u parë se sa efekt do të ketë fjalimi i presidentit Biden 10 muaj përpara ditës së zgjedhjeve – në një vend të polarizuar politikisht.

    Deri tani argumentat e tij nuk kanë mundur të zbusin ndjeshëm shqetësimet e përkrahësve të tij lidhur me ekonominë ose moshën e tij./VOA

    Artikuj të ngjashëm

    Biden: Amerika është më e fortë, aleancat janë më të forta, kundërshtarët tanë janë më të dobët

    Netanyahu dhe Biden diskutojnë përparimin në bisedimet e armëpushimit për pengjet në Gaza

    Biden: Ndiqni udhëzimet e sigurisë, kjo është çështje jetë a vdekje

    Të Fundit

    E dhimbshme: Ky është 50 vjeçari që vdiq nga goditja e rrymës në Pejë

    Imri Ahmeti rikandidon për kryetar të Lipjanit

    Lidhja e Bizneseve të Kosovës fton kompanitë të bashkohen në luftën kundër zjarreve

    Berisha kërkon hetim të pavarur për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan: Askush s’është mbi ligjin

    Medi Iseni i reagon ashpër Stresit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.