Komuna e Junikut ka njoftuar se është përuruar fillimi i punimeve në kanalet e ujitjes në territorin e kësaj komune.
Në postim thuhet se kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, dhe Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, po tregojnë angazhimin e tyre të përbashkët për të përmirësuar infrastrukturën ujore në këtë komunë.
“Në këtë faze pritet të ndërtohen rreth 4100 metra kanale të ujitjes në tërë territorin e Komunës së Junikut, projekt ky i iniciuar nga Komuna e Junikut, kryetari i komunës z. Ruzhdi Shehu dhe përkrahur nga ministria e bujqësisë.Kanale të ujitjes të funksionalizuara dhe efikase kanë një rëndësi të veçantë për zhvillimin e bujqësisë. Uji është një burim jetik për kulturën e tokave bujqësore, duke siguruar mbjellje të suksesshme dhe kujdesin e duhur për kopshtet, arat dhe livadhet”, thuhet në postim.
Postimi i plotë: