Një person ka vdekur mbrëmë në vend punishte në fshatin Qirez të Skenderajit.
Policia ka njoftuar sot se ai ishte goditur nga eskavatori gjatë kohës që po punonte.
Trupi i viktimës është dërguar në obduksion, ndërsa personi që po drejtonte eskavatorin është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Qirez, Skenderaj 10.02.2024 – 13:40. Një mashkull kosovar, ka vdekur si pasojë e plagëve të pësuara pasi është goditur nga ekskavatori që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës