Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Përplasje mes LVV dhe LDK për Ligjin e Pagave

    21/12/2022 21:40
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kuvendi i Kosovës nesër në seancën e radhës do të voton Projektligjin për Paga dhe atë për Zyrtarët Publikë. Lidhur me këtë temë janë përplasur deputeti Valon Ramadani nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Shkëmb Manaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

    Valon Ramadani deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, tha në RTK se Ligji për Zyrtarët Publikë dhe ai për Paga dhe janë dy ligje shumë të rëndësishme për administratën tonë publike.

    “Nesër në ora 10:00 bëhet do të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Zyrtarët Publikë dhe ky ligj ishte i shumëkërkuara dhe shumë diskutuara. Me miratimin e këtij ligji, vendit tonë do ti shtohen mundësi të shumta për hapje e konkurseve, të administratës, si dhe mundësi për të gjithë ata profesionistë që vijnë nga sektori privat nga studimet, që të kenë mundësi të angazhohen në administratën tonë”, tha ai.

    Sipas Ramadanit edhe Ligji për Pagat është një çështje që është shumë me rëndësi. Ky ligj sipas tij e zvogëlon pabarazinë në Kosovë.

    “Sot janë mbi 60 ligje dhe aktet në fuqi që e rregullojnë këtë çështje në Kosovë. Me ligjin e ri  për paga do të rregullohet çështja e të ardhurave të mbi 80 mijë punonjësve që marrin paga nga shteti Sot pabarazia është shumë e madhe një 1 me 20 kurse me ligjin e ri që pritet të miratohet dallimi do të jetë një me 4.75.

    Manaj: Keni qëllim ta kapni administratën me militantë partiakë

    Kurse Shkëmb Manaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK),  tha se ky projektligj është vonuar dhe nuk ka pasur nevojë që të vonohet, sepse edhe ne qeverisjet e kaluara ka qenë një Ligj i Pagave që ka kaluar në Kuvendin e Kosovës, i cili pastaj është rrëzuar nga gjykata kushtetuese

    Reklama

    Manaj tha se e mirëpresin këtë Ligj që të bëhet, por mënyra e qasjes nga shumica nuk është më e mira.

    “Mirëpresim që ky Ligj të bëhet, dhe është më se i nevojshëm sepse pagat në sektorin publik të Kosovës janë të përcaktuara me shumë vendime, me shumë akte të institucioneve. Ajo çka nuk është në rregull është se nuk është përcaktuar koeficienti i pagës, ende asnjë zyrtarë publik i republikës së Kosovës nuk e din cili do të jetë koeficienti i përcaktuar me ligj”, tha Manaj.

    Manaj tutje ka thënë se  kjo është tendencë e qeverisë aktuale që Ligjin për Pagat të mos e zbatojë deri në vitin 2024.

    Ramadani tha se miratimi i këtyre ligjeve do tua bëjë më dije zyrtarëve publikë se ai që dëshiron të bëjë pare duhet të merret me biznes e jo si deri më tani. Pas kësaj reagoi deputeti i LDK-së, Shkëmb Manaj “Që e keni qëllimin me ndryshua Ligjin për zyrtarët publikë dhe me e spastrua administratën publike dhe që ta kapni pastaj me militant partiak”.

    Artikuj të ngjashëm

    Kastriot Shabani, kandidat i LDK-së për komunën e Shtimes

    Kushtetuesja dhe afati 30 ditor, Lushaku-Sadriu: Jemi tepër vonë… 

    Ilir Ferati rikandidohet për kryetar të Istogut

    Të Fundit

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Bajraktari për Deharin: Po sillet si kryetar i Kuvendit, s’e ka atë rol 

    Lladrovci për Sami Lushtakun: Njeriu që më ka luftu më së shumti

    Një tjetër mutacion i Covid-19 po qarkullon në Evropë, ka një simptomë të re dalluese

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.