Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Përplasja mes dy grupeve mbrëmë në Prishtinë la një të vrarë dhe tre të plagosur, një në gjendje të rëndë

    27/03/2024 09:49
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një person rreth moshës 30 vjeçare mbeti i vrarë mbrëmë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Prishtinë. Sipas Prokurorisë të plagosur janë edhe tre persona. Gjendja e një gruaje që gjatë momentit kritik ishte duke kaluar përgjatë rrugës është më e rëndë. Ndërkaq, policia është vënë në kërkim të dy të dyshuarve, që po raportohet se janë vëllezër.

    Gëzhoja, veturë e prova të tjera materiale janë gjërat që janë sekuestruar mbrëmë në rrugën “Jeronim De Rada”, ku një person vdiq si pasojë e të shtënave me armë zjarri, si dhe tre tjerë u plagosën.

    Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj ka konfirmuar për Express se sipas hetimeve preliminare bëhet fjalë për një person të vrarë dhe tre tjerë të plagosur. Sipas saj, gjendja e njërit nga personat e plagosur është e rëndë.

    “Lidhur me rastin e vrasjes së rëndë, ju njoftojmë se prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bashkë me njësitë relevante kanë ndërmarrë veprime hetimore në vendin e ngjarjes. Sipas hetimeve preliminare dyshohet se nga të shtënat me armë zjarri është vrarë një person, ndërsa tre persona të tjerë janë plagosur dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ku njëri prej tyre e ka gjendjen me të rëndë shëndetësore. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gëzhoja, veturë e prova të tjera materiale të cilat do të shërbejnë në procedurën penale”, tha ajo për Gazetën Express.

    Tutje ajo tha se prokuroria është në koordinim me policinë dhe duke zhvilluar hetimet për arrestimin e të dyshuarve dhe sigurimit të prezencës së të njëjtëve në procedurën penale.

    “Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, derisa në koordinim me policinë po zhvillohen hetime për arrestimin e të dyshuarve dhe sigurimit të prezencës së të njëjtëve në procedurën penale”, tha tutje ajo.

    Ndërkaq, nga Policia e Kosovës thanë sot se deri te ky rast tragjik ka ardhur pas një konfrontimi në mes të dy grupeve.

    Ndryshe nga Prokuroria, sipas të dhënave të policisë, bëhet fjalë për një person të vrarë dhe një të plagosur.

    Ndërkaq, të dyshuar për rastin janë dy persona që aktualisht janë në arrati. Sipas raportimeve të mediave, ata janë vëllezër.

    “Prishtinë 26.03.2024-21:20. Dyshohet se pas një konfrontimi në mes të dy grupeve ka ardhur deri tek gjuajtja me armë zjarri, ku si pasojë një mashkull kosovar ka vdekur, ndërsa një femër kosovare është plagosur dhe e njëjta është dërguar në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njesitet përkatëse policore. Lidhur me rastin dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë në kërkim policor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML. Rasti nën procedura hetimore”, thuhet në njoftim.

    Siç është raportuar mbrëmë, gruaja e moshës 49-vjeçare që u plagos rëndë ka qenë kalimtare e rastit dhe nuk ndërlidhet me konfliktin që rezultoi me vrasje e plagosje. Gjendja e saj shëndetësore është e rëndë. Ndërkaq viktima është Egzon Haziri i moshës rreth 30-vjeçare.

    Rasti ka ndodhur në rrugën “Jeronim De Rada”, mbrëmë pas orës 21:00. 

    Artikuj të ngjashëm

    Dyshohet për shpërthimin e një bombole të gazit te ‘Qafa’ në Prishtinë, raportohet për të lënduar

    Vjedhja në xhaminë “Bedri Kameri” në Prishtinë, Imami Labinot Maliqi apelon për bashkëpunim me Policinë

    Sofalia me shkollë për 720 nxënës, ja kush ishte investitori

    Të Fundit

    Valë e rrezikshme e të nxehtit në Itali: Shkakton 18 viktima dhe gjendje alarmante në punë e spitale

    Khamenei shfaqet publikisht për herë të parë pas përshkallëzimit të tensioneve Iran-Izrael

    Havolli publikon pamje të rrugës “Agim Ramadani” të dëmtuar nga Ministria e Kulturës: Keq, shumë keq

    Cakolli: Dehari sërish e mbylli seancën në mënyrë arbitrare – fjalimet pas mbylljes bien ndesh me Rregulloren

    Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.