Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Përplasja me Qeverinë, Osmani: Telefonin hapur e mbaj gjithmonë, por propozimet e interesit kapital s’bëhen ashtu

    07/06/2024 16:07
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një propozim i momenteve të fundit i kryediplomates Donika Gërvalla-Schwarz në emër të Qeverisë së Kosovës për ta shkruar një Draft të Asociacionit në këmbim të bindjes së aleatëve për përkrahje në KiE ka rezultuar me një përplasje mes krerëve të shtetit, shkruan Gazeta Express.

    Presidentja e Kosovës pasi s’ishte konsultuar fare për një propozim të tillë, kishte thënë se i njëjti e hedh në ujë letrën e tre krerëve të shtetit dhe gjithë punën e bërë. Gjithashtu Osmani kishte kritikuar faktin që kryediplomatja kosovare kishte bërë zotim duke e nxjerrë Asociacionin si të vetëm nga pakoja e marrëveshjeve.

    Duke parë një acarim të tillë mes krerëve të shtetit, kryekuvendari Glauk Konjufca ishte munduar që të arsyetojë Qeverinë duke thënë se s’kanë arritur që të komunikojnë me presidenten Osmani meqë ka qenë në SHBA, arsyetim të cilin presidentja Osmani e ka quajtur qesharak.

    Këtë temë sot e ka rikthyer një prej gazetarëve që e ka qenë pjesë e konferencës së presidentes Vjosa Osmani në Drenas. Pas përfundimit të fjalës derisa Osmani ishte drejtuar drejt derës për të dalë, një gazetar ka pëshpëritur “mbaje telefonin hapur”.

    Osmani me një gjysme buzëqeshje derisa ecte për të dalë i është përgjigjur duke thënë se telefonin e mban gjithmonë hapur, duke shtuar tutje se propozimet e interesit kapital për vendin s’bëhen në një mënyrë të tillë.

    “Telefonin e mbaj hapur gjithmonë, por propozimet e interesit kapital s’bëhen ashtu”, ka thënë Osmani sot në Drenas./GazetaExpress/

    Artikuj të ngjashëm

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.