Një reagim bukur i rëndë i ka ardhur deputetit të VV-së, Mefail Bajqinovcit, nga Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e cila la të kuptojë se ka mesazhe nga Bajqinovci duke e vlerësuar si “ministrja dhe ambasadorja më e mirë”.
“Mef a je ti?”, ia ktheu në “X”, Çitaku deputetit të VV-së.
“Mefail, hera e parë dhe e fundit që komunikoj me ty. Ti Mefail, sa ke qenë gazetar më ke shkrujatur dhe më ke cilësuar si Ministre dhe Ambasadoren më të mirë. Mef, a je ti? Screenshots avaliable :)”, ka shkruar Çitaku.