Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Përpiqet t’ia qëllojë kur flet për Rugovën” Merovci thotë se do t’i përgjigjet Skënder Hysenit

    12/07/2022 11:58
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Mbrëmë në emisionin Pressing në t7, i ftuar ka qenë anëtari i LDK-së, Skënder Hyseni. Ndër të tjerash, Hyseni foli edhe për deklaratat e Adnan Merovcit për ish-presidentin Ibrahim Rugova. Hyseni tha se Merovci është një nga njerëzit që përpiqet t’ia qëllojë kur flet për Rugovën, por çka thotë vetë Merovci?

    “Unë preferoj fort që të mos merrem këtë emrin që ju e përmendet. Sepse mbase edhe ai hyn në mesin e atyre që shpesh herë flasin duke u përpjekur të ia qëllojnë”, tha Skënder Hyseni mbrëmë, duke iu referuar Merovcit.

    Gazeta Express sot ka kontaktuar me shefin e protokollit të ish-presidentit Rugova, Adnan Merovci, për ta pyetur se cili është komenti i tij karshi deklaratës së Hysenit, por ai tha se nuk do të përgjigjet me shkrim.

    “Nuk dua të flas për portale, flas kur të më ftoni në emision, aty do të përgjigjem për atë deklaratë”, tha shkurt Merovci, duke kërkuar falje për refuzimin.

    Hyseni, të shtunën (9 korrik), përmes një statusi në Facebook kërkoi nga ‘kundërshtarët e Rugovës’ që të heshtin, duke thënë se do t’i denoncojë me fakte.

    Ai u shpreh i indinjuar pas deklarimeve të eksponentëve të ndryshëm për qëndrimet e presidentit Ibrahim Rugova për hapjen e frontit të jugut e Rambujes.

    “Dhe më vonë pas vdekjes së Rugovës, rreth dialogut me Serbinë, heshtinin. si strucat në takimet me partnerët strategjik në prag të votimit të rezolutës së OKB-së për dialogun në New York. Ndësrsa, sot deklarohen, në darka të ndryshme, se gjoja ishin kundër dialogut!!! Jo, këta heshtnin, nuk ishin kundër”, shkroi Hyseni.

    Artikuj të ngjashëm

    Hyseni: Kosovës iu desh të mbështetej për muri që ta kuptonte se s’luhet me obligimet ndërkombëtare

    Hyseni: Osmani do duhej t’ia kërkonte dorëheqjen Kurtit, pas deklaratës për Blinken

    Hyseni: Rugova nxori Kosovën në tregun politik ndërkombëtar, askush s’dinte më mirë se ai si bëhet ajo punë

    Të Fundit

    Gjermania nuk është më destinacioni kryesor për azilkërkuesit në Evropë

    Haziri: Unë s’jap votë për shpërndarje të Kuvendit, Kosova s’ka komoditet me shku në zgjedhje

    Ekstradohet nga Dubai shqiptari në kërkim, i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge

    Aktivizohen sirenat në Izrael, dyshohet për sulm nga Jemeni

    “Çka po do opozita?” – deputeti i VV-së publikon “skenarin” e dështimit të seancave të Kuvendit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.