Përparim Rama pritet nga banorët e lagjes “Gjinaj”: Diskutuam për rrugë, shkolla e çerdhe – me çu Prishtinën përtej në katër vitet e ardhshme

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është pritur ngrohtësisht nga banorët e lagjes “Gjinaj” në kryeqytet.
Rama ka theksuar premtimet e realizuara gjatë katër viteve, duke përmendur rrugët, ndriçim e zgjidhjen e problemit me qentë endacakë.
“Veç me iu tregu që në lagjen “Gjinaj” bashkë me nënkryetarin dhe kryetarin e degës diskutuam për projektet që i kemi bërë gjatë këtyre katër viteve, rrugë të ndryshme, ndriçim, qentë endacakë, por kemi edhe një numër të madh të projekteve që duhet me i kry sepse qyteti është i gjallë, qyteti zhvillohet”, ka thënë Rama gjatë takimit.
Ai bashkë me banorët folën edhe për projektet e reja që përfshijnë ndërtimin e çerdheve e shkollave.
“Sot diskutuam me këta qytetarë të mrekullueshëm për rrugë të tjera shtesë, edhe për shkolla edhe për çerdhe për me çu Prishtinën përtej në katër vitet e ardhshme”, tha i pari i Prishtinës, Përparim Rama.