LajmeZgjedhjet 2025
Përparim Rama: Po e largojmë azbestin nga ndërtesat publike, tash materiale të sigurta e ambientale

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë lajmin e mirë, për largimin e azbestit nga ndërtesat publike.
Material ky, i rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve.
Rama ka thënë se azbesti tash, po zëvendësohet me materiale të sigurta dhe ambientale.
Prishtina përtej materialeve të kontaminuara, ka thënë i pari i kryeqytetit në një video të publikuar në Facebook.
“Për herë të parë në kryeqytet po e largojmë azbestin nga ndërtesat publike. Materiali që dëmton seriozisht shëndetin e banorëve tash po zëvendësohet me materiale të sigurta, ambientale dhe të ripërtëritshme. Prishtina përtej materialeve kontaminuese”, ka thënë Rama.