LajmeZgjedhjet 2025

Përparim Rama: Për herë të parë, shërbimet e logopedit dhe psikologut janë falas për fëmijët

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar se në Prishtinë, shërbimet e logopedit e psikologut janë falas, për fëmijët që kanë vështirësi në të folur.

Ai ka thënë se qytetarët mund të zgjedhin nëse këto shërbime duan t’i marrin nëpër qendra, apo në shtëpi.

Rama këtë e ka bërë të ditur me një video të publikuar në rrjetin social Facebook.

“Për herë të parë në kreyqytet, nëse fëmija yt ka vështirësi në të folur, shërbimet e logopedit e psikologut janë falas për të gjithë. Shërbimet i zgjedhni ju se ku doni me i marrë, në qendra mjekësore ose në shtëpi. Prishtina përtej burokracisë”, tha Rama.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button