LajmeZgjedhjet 2025

Përparim Rama numëron projektet e realizuara në hapjen e fushatës: Transformimi kolosal i Prishtinës ka ngritur themelet, tash po i vendos shtyllat

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në fjalimin e tij në hapjen e fushatës së LDK-së, ka thënë se kryeqyteti është transformuar.

Rama ka theksuar se transformimi kolosal i Prishtinës ka ngritu themelet, e tash po vendosen shtyllat.

“E ku ka ndjenjë ma madhështore sesa me qenë këtu, midis jush, që më dhatë besimin, e më mbushët me energjinë pozitive me i hy transformimit kolosal të kryeqytetit tonë, ku bashkëqytetarë janë njerëzit e krejt Kosovës. Ky transformim kolosal tashmë ka ngritë themelet e po i vendos shtyllat, e të gjithë po e ndjejmë kudo, me jetësimin e projekteve të premtuara, që do t’i vazhdojmë deri në realizmin e plotë”, ka thënë kryetari i Prishtinës.

Rama ka treguar për projektet infrastrukturore të realizuara, hapësira të gjelbëruara, investime në qendra shëndetësore, e modernizim të trafikut urban.

“Para katër vjetësh, ishte LDK-ja ajo që ma vlerësoi përvojën profesionale të akumuluar nëpër botë, dhe më ftoi me i pru një vizion avangardist qytetit tim. Sot, qindra rrugë janë të rregulluara, në qytet, në paralagje, e në fshatra. Janë shtu dhe po mirëmbahen dhjetëra hapësira të gjelbruara, shkolla, çerdhe e qendra shëndetësore. Të tjera jemi duke ndërtu. Lagjet po lidhen përmes rrugëve dhe transportit publik. Qytetin e kemi futë në konceptin e pashmangshëm që të zhvillohet në harmoni me ajrin, ujin, e tokën”, ka deklaruar kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button