Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i është bashkuar nesër marshit “Liria ka Emër” i cili do të bëhet në sheshin Skënderbeu në Prishtinë.
I pari i kryeqytetit ka thënë përmes një postimi në Facebook se me besimin e thellë se lufta e UÇK-së ishte e drejtë po marshojmë për t’i rikujtuar publikut vendas dhe atij ndërkombëtar se krimet e Serbisë mbi popullin e Kosovës kanë mbetur të pandëshkuara dhe se kriminelët janë të lirë.