LajmeZgjedhjet 2025
Përparim Rama merr pjesë në vrapimin vetëdijësues kundër kancerit të gjirit: Çdo hap ishte shenjë solidariteti

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë pjesë në vrapimin vetëdijësues kundër kancerit të gjirit.
Rama ka thënë se vrapimi ishte për jetën.
Përtej sfidave…Sot, u mblodhëm për të ecur dhe vrapuar së bashku, jo vetëm për garën, por për jetën.”, ka shkruar Rama.
I pari i kryeqytetit theksoi se çdo hap ishte në shenjë solidariteti.
“Çdo hap ishte një shenjë solidariteti, një mesazh për ata që po luftojnë, një kujtim për ata që humbën betejën dhe një premtim për një të ardhme më të shëndetshme”, ka shkruar Rama.