Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se ka përfunduar evakuimi i qenve endacak në Zonën 1 apo Qendër.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se evakuimi po vazhdon edhe në lagjet e tjera.
“Ky proces bëhet me kujdes maksimal për sigurinë e të gjithëve – prandaj ka qenë një proces i gjatë dhe kompleks. Synimi ynë është që të gjitha lagjet të hyjnë në “Hartën e zonave të sigurta”! Për këtë na duhet edhe ndihma juaj, të dashur qytetarë!”, ka shkruar ai.