Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Përmbytjet në Emiratet e Bashkuara Arabe – Shkon në 20 numri i viktimave

    18/04/2024 10:06
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Përmbytjet në Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë shkaktuar 20 viktima, raporton BBC.

    Përmbytjet bënë që të ndërpriten fluturimet në aeroportin e dytë më të ngarkuar në botë, atë Ndërkombëtar të Dubait.

    Ky aeroport, këshilloi pasagjerët të mos paraqiteshin, pasi pistat ishin të përmbytura me ujë.

    Në Oman, ekipet e shpëtimit gjetën trupin e një vajze në Saham, duke e çuar numrin e të vdekurve në vend në 19 që nga e diela.

    Më shumë se 270 fluturime për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait të mërkurën janë anuluar, sipas të dhënave të Flight Aëare.

    Ndërsa, edhe 370 fluturime të tjera janë vonuar.

    Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Krizave të Emergjencave të Emirateve të Bashkuara Arabe, lëshoi një paralajmërim përpara stuhisë, duke u thënë njerëzve të qëndrojnë në shtëpi.

    Qeveria u tha gjithashtu punonjësve të saj, që të punonin nga shtëpia dhe shkollat private u këshilluan të kryenin mësim në distancë.

    Në Oman, më shumë se 1,400 njerëz janë evakuuar në strehimore. Shkollat dhe zyrat qeveritare janë mbyllur si masë paraprake.

    Artikuj të ngjashëm

    “Fenomeni Dubai”, Producenti i “Logjikonomisë” i përgjigjet Benita Zanit e cila paralajmëroi padi për aktorët

    Përmbytet si rrallë herë Dubai – anulohen fluturimet, bllokohen edhe rrugët

    Vdes këngëtarja e njohur serbe, ra nga kati i 24-të nga një ndërtesë në Dubai

    Të Fundit

    U largua nga “Air Albania”, reagon OVL-UÇK: Kur preket ai flamur, preket gjaku i dëshmorëve

    Koci nga nesër e vazhdon protestën para Kuvendit, planifikon të flejë aty

    Gashi: Zgjedhjet, mënyra më e drejt për t’i dhënë fund kësaj bllokade të dëmshme

    Arrestohet nga autoritetet amerikane tiktokeri i famshëm

    Reagon ashpër Mavraj: Ndeshje të tilla luhen për t’u fituar me çdo kusht, jo veç për të mos humbur

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.