Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Përmbyllet studimi i fizibilitetit dhe dizajni paraprak për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë

    16/04/2025 21:27
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në Shkodër u prezantua sot studimi i fizibilitetit të hekurudhës Durrës-Prishtinë. Parashikohet që hekurudha të kalojë nga Durrësi, në Shkodër, për të vijuar në Gjakovë e më pas në Prishtinë.

    Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se është përmbyllur me sukses studimi i fizibilitetit dhe dizajni paraprak për linjën hekurudhore Durrës – Prishtinë.

    Aliu ka shkruar se nga Durrësi në Prishtinë: një hekurudhë e re, një epokë e re për Kosovën dhe Shqipërinë.


    “Hekurudha Kuq e Zi. Përmbyllet me sukses studimi i fizibilitetit dhe dizajni preliminar për linjën hekurudhore Durrës – Prishtinë, një projekt strategjik që na afron më shumë me Shqipërinë dhe i hap rrugë një transformimi të madh ekonomik, social e mjedisor”.

    Tutje, ai ka pohuar se “kjo linjë do të shërbejë si urë për njerëzit dhe bizneset, do të ulë kostot e transportit, dhe me portin e thatë në Prishtinë si zgjatje e portit Romano në Durrës, po krijojmë një nyje të re zhvillimi për të gjithë rajonin”.

    “Bashkë me zv. kryeministren e Shqipërisë Belinda Balluku, ministrin e financave Petrit Malaj, kryetarin e Bashkisë së Shkodrës Benet Beci dhe kryetarin e Komunës së Gjakovës Ardian Gjini, pamë prezantimin e studimit të fizibilitetit dhe dizajnit preliminar për këtë linjë hekurudhore”.

    Mes tjerash, ai ka shtuar se 1.8 miliard euro investim, rreth 105 km hekurudhë, 14 tunele, 7 stacione, dhe një vizion i përbashkët i Shqiptarisë që po bëhet realitet.

    Kurse, kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci në fjalën e tij theksoi se “ky është një nga projektet më strategjike për Shkodrën dhe për lidhjen e saj të drejtpërdrejtë për Gjakovën dhe gjithë Kosovën. Një ëndërr shuëmdekadëshe që po bëhet realitet. Dua të falënderoj të dy qeveritë për vullnetin dhe vendosmërinë e treguar për ndërtimin e kësaj hekurudhe dhe vendimin që traseja të kalojë përmes Shkodrës në luginën e Kirit dhe më pas përgjatë Drinit për t’u lidhur me Tropojën, Gjakovën dhe gjithë Kosovën”.

    Beci shtoi se ky është një nga vendimet më strategjike për Shkodrën që e vendos në kryqëzimin e dy linjave hekurudhore ndërkombëtare, drejt Malit të Zi dhe Kosovës, duke e lidhur me rrjetin evropian hekurudhor.

    Gjatë ditës, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar një video të projektit të hekurudhës Durrës-Prishtinë, ose hekurudha Kuq e Zi.Video tregon të gjithë rrugën që ndjek hekurudha dhe stacionet e parashikuara duke filluar nga Durrësi, Shkodra, kufiri Shqipëri Kosovë, stacioni i Gjakovës dhe më pas Prishtina.

    Projekti paraqet gjithashtu detaje veprat e artit që parashikohen përgjatë hekurudhës, duke përfshirë këtu ura dhe tunele.

    Hekurudha midis Shqipërisë dhe Kosovës do të ketë shtatë stacione dhe një gjatësi prej 105.8 kilometrash. Kostoja e këtij segmenti përllogaritet në 1.8 miliard euro.

    Të Fundit

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Bajraktari për Deharin: Po sillet si kryetar i Kuvendit, s’e ka atë rol 

    Lladrovci për Sami Lushtakun: Njeriu që më ka luftu më së shumti

    Një tjetër mutacion i Covid-19 po qarkullon në Evropë, ka një simptomë të re dalluese

    Gjesti bën veprimin e papritur ndaj Danjës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.