Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Magazina

    Përlotet G Bani: Jam penduar, preva në besë produksionin

    13/02/2025 19:33
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë G Bani. Artisti i mirënjohur dhe ish-banori i këtij edicioni, u përjashtua nga loja gjatë javës së kaluar duke përfunduar kështu rrugëtimin e tij në Big Brother.

    Ai bëri një analizë më të hollësishme rreth strategjisë së tij brenda shtëpisë, lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin për situatat më të spikatura gjatë ditëve të fundit në shtëpinë e BBV.

    Pas një qëndrimi brenda shtëpisë, ai u përjashtua me zarf të zi nga loja gjatë javës së kaluar, teksa tregoi se ndihet i penduar.

    “Ndjenjë pendese po. Jam penduar, por jo jam penduar se i bëra atë gjë atij. Jam penduar se preva në besë produksionin që më besuan të isha në atë format dhe e di shumë mirë që produksioni absolutisht nuk toleron asgjë të tillë. Kur jam futur pastaj, kur dola nga aty dhe u futa në rrjetet sociale dhe kam lexuar lloj lloj psikopati, që thonin që ky i ka gjërat mirë me produksionin, më vinte të vija kujën se e di shumë mirë që ka diçka që kam hasur tek Top-i që në 2004. Përveç infrastrukturës dhe teknologjisë së lart që ka pasur që atëherë është meritokracia dhe e di që Top-i nuk mban kurrë asnjë me hatër. Nuk ka mbajtur me hatër politikanë e të fortë, e nuk ka pse mban G Banin, kur e fundit e ka promovuar vetë që në 2004”.

    Lidhur me Prime e së martës, ku ai doli për herë të parë në publik dhe dha deklaratën e tij për rastin në fjalë, G Bani u shpreh:

    “Jam ndjerë dje kushedi sa fajtor e sa keq jam ndjerë kur (Ledioni) gjykoi atë që kam bërë”.

    Në fund të intervistës, G Bani pati edhe një moment emocional, i cili qau për në situatë mjaft prekëse të ndodhur brenda shtëpisë:

    “Njërit nga zërat e çunit (brenda shtëpisë) të kërkoj falje sepse sa herë bëja gabime e sa herë doja të largohesha më qetësoje, por njëherë mbaj mend më the ‘prej lufte veç ai largohet’. Vetëm këtë rreshtin…(qan). Edhe nuk ta respektova dot këtë”.

    Artikuj të ngjashëm

    Gjenerali iranian shfaqet në publik pas lajmeve për vdekjen e tij – VIDEO

    Goditet automjeti i blinduar nga një shpërthim në Gaza, vritet shtatë ushtarë izraelitë – FOTO

    Erdogan takohet me Trumpin, këto janë temat që u diskutuan

    Të Fundit

    Gjenerali iranian shfaqet në publik pas lajmeve për vdekjen e tij – VIDEO

    Goditet automjeti i blinduar nga një shpërthim në Gaza, vritet shtatë ushtarë izraelitë – FOTO

    Erdogan takohet me Trumpin, këto janë temat që u diskutuan

    Mustafa: “Kosova B” kompet jashtë sistemit, blloku B1 ka rënë prej funksionit mbrëmë

    Pacolli: VV-ja i ka numrat për formimin e Qeverisë, por nuk i zbulojmë emrat

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.