Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Përlot Florian Marku: I thashë mamit, tani s’do të punosh më sa të kesh djalin gjallë

    27/08/2022 12:55
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Boksieri Florian Marku u nderua sot nga kryeministri Edi Rama me medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes”. Pas Luiza Gegës, Kryeministria hapi dyert për Markun, i cili fitoi titullin WBC me shumë vështirësi, pas duelit me meksikanin Miguel Parra në “Air Albania”.

    Asgjë nuk është fat në jetë, tha Marku para të pranishmëve, duke shtuar se ka shumë që e paragjykojmë dhe rrëfeu vështirësitë e tij. Boksieri tha se nuk ka qenë e lehtë për të arritur sipas tij këtu ku është sot, me titull kampioni. Marku e mbylli me një mesazh për të rinjtë, të cilëve iu kërkoi të mos dorëzohen, duke marrë shembullin e tij.

    “Unë nuk vij nga një familje e pasur. Prindërit e mi kanë punuar punë krahu. Nëna ime ka punuar edhe pastruese. I kam thënë dëgjo moj nënë dhe ti s’ke për të punuar më kurrë sa të jetë djali jot gjallë. Vitet kaluan dhe ajo s’ka nevojë të punojë më.

    Njerëzit mendojnë se është fat. Ia kam nisur karrierën në Greqi. Nuk e kam hedhur kurrë poshtë flamurin shqiptar. Kam pasur shumë opsione.

    I kam operuar duart 5 herë. Njerëzit mendojnë s është fat. E kam pasur ëndërr. Kur kam qenë në Greqi isha pa letra. E vetmja mundësi që të bëjë një sport të tillë ishte kik boks. Në Angli kam vajtur komplet rastësisht. Më mashtruan, nuk kisha as shtëpi, as makinë, asgjë. Iu thashë dua një promotor dhe kam për t’jua mbushur stadiumin plot. Dhe kështu ndodhi. Asgjë nuk është fat në jetë, duhet shumë punë.

    Normalisht paragjykime kemi të gjithë. Siç më paragjykojnë edhe mua. O meritoj unë o se meriton askush. Nuk e dini se çfarë kam kaluar në jetën time për të arritur këtu. Rinisë i them kurrë mos u dorëzoni, si sot, ja ku jam unë”, tha Marku, /ABC

    Artikuj të ngjashëm

    Arrestohet përsëri Florian Marku, kësaj radhe në Londër

    Kush është boksieri Florian Marku? Sherri në Selanik, burgosjet në Greqi dhe Austri

    Florian Marku konfirmon meçin e radhës, mësohet kundërshtari, data dhe vendi i meçit

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.