Lajme
Përleshje në mes disa personave në Prishtinë, lëndohet një person
Një person ka mbetur i lenduar pas një përleshje në mes disa personave në Prishtinë.
Kjo u konfirmua nga Policia e Kosovës për “GazetaDemos”.
”Sot rreth orës 19:30, në rrugën “Anton Çeta” në Prishtinë, disa persona janë përfshirë në një përleshje fizike. Sipas informatave fillestare, një person dyshohet se është lënduar nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.
Lidhur me rastin, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, ndërsa në koordinim me Prokurorin e Shtetit po zhvillohen procedurat e mëtejme hetimore.”, deklaruan nga Policia për “Demos.