Tre persona janë shoqëruar në stacionin policor si të dyshuar për përfshirje në një përleshje mes tifozëve çekë dhe atyre kosovarë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Agron Borovci.
“Nën dyshimet për përfshirje në përleshje, policia ka shoqëruar në stacionin policor tre persona të dyahuar, një nga ta shtetas i huaj”, tha Borovci.
Rasti ka ndodhur në sheshin “Zahir Pajaziti”.