Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Përleshje mes të miturve në Podujevë: Njëri përfundon në spital, dy shoqërohen në Polici

    19/12/2022 22:00
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Javëve të fundit janë raportuar shumë raste të përleshjeve brutale mes nxënësve qoftë brenda hapësirave të shkollave, por edhe jashtë tyre. Kjo dukuri po alarmon drejtoritë e këtyre institucioneve arsimore, por dhe prindërit. Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku disa të mitur janë rrahur mes vete.

    Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se në rast janë përfshirë tre të mitur, të tre 14-vjeçarë, të cilët janë kapur me njëri-tjetrin dhe për pasojë njëri prej tyre ka pësuar kështu lëndime trupore. Ngjarja ka ndodhur pasdite, kur të miturit e dyshuar u përleshën në parkingun e një kompleksi banesor. 

    Sinjali mëson se posa Policia ka marrë informacionet për rastin, ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa njëri nga personat e përfshirë është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

    Të miturit më pas janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë rrëfyer para hetuesve policorë për përleshjen në të cilën janë përfshirë.

    Me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj tyre kanë nisur hetimet për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

    Artikuj të ngjashëm

    Policia e Kosovës ndan mirënjohje për personelin mjekësor

    Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një personi të kërkuar për vjedhje

    Policia patrullon me vetura inteligjente në katër komunat veriore

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.