Gjashtë të rinj janë përfshirë në një përleshje në rrugën “4 Dëshmorët” në Tiranë.
Si pasojë e kësaj përleshje, njëri nga të rinjtë është dërguar në spital për tretman mjekësor, shkruan TCh.
Bëhet e ditur se grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.