Përleshje me thika në Prishtinë: Theren dy persona, dërgohen në QKUK

Në orët e mbrëmjes së sotme, në rrugën “Arben Xheladini”, ka ndodhur një përleshje mes disa personave, ku është tensionuar situata deri në përdorimin e thikës.

Për pasojë, dy persona kanë marrë lëndime trupore, nga goditjet me një mjet të mprehtë, thikë.

Personat e lënduar janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim, derisa njësitë policore kanë bëtë ekzaminimin e vendit ku ka ndodhur përleshja.

Reklama